Ajo është artiste dhe gjithashtu aktiviste e luftës për drejtësi dhe të drejtave dhe barazisë së grave në shoqëri, si dhe përkrahëse e rinisë.
E lindur më 12 qershor 1985 në Podujevë. Saranda Bogujevci është diplomuar në Universitetin e Mançesterit ne Britani.
Pas luftës ajo ka realizuar shumë projekte në komunën e Podujevës duke përfshirë edhe “Parkun e Paqes” në qytet me ndihmë të organizatës “Manchester Aid Kosovo”.
Tre vitet e fundit ishte Drejtoreshë në Departamentin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e kryetarit Shpend Ahmeti.
Ajo shfaqi krimet serbe në zemër të Serbisë në Beograd ku ka qenë bashkartiste e Ekspozitës Familjare “Bogujevci histori vizuale”, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm.
Saranda gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte e plagosur rëndë me 16 plumba në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes. Ajo ishte fëmija i parë në botë që dëshmoi në një gjykatë për krime të luftës. Në vitin 2003 Saranda Bogujevci është shpërblyer së bashku me familjen me çmimin ndërkombëtar për Kurajo Morale “Anna Frank”, në Britani.
Kjo është Saranda, vajza llapjane e guximshme, aktiviste e luftës për drejtësi dhe të drejtave dhe barazisë së grave në shoqëri, si dhe përkrahëse e rinisë.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...