Google ADS

Profesori universitar me kritika të ashpra për gabimet drejtshkrimore në librin “Poemën e Mjerimit”

14:00 | 8 Tetor 2020
A Z

Flamur Shala profesor në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka vërejtur  një mal gabime drejtshkrimore në librin “POEMËN E MJERIMIT” nga shkrimtari Shkelqim Millaku.

Ai në llogarinë e tij facebook, shprehet i mllefosur me keqpërdoruesit e gjuhës shqipe, raporton arbresh.info

Ky është postimi i plotë i tij:

Përderisa nuk reagojnë mediet publike dhe pjesëmarrësit ligjorë të Arsimit të Lartë e më gjerë, që të mos marrim “nasihat”, që të mos “na dalin mendtë prej kreje”, lidhur me keqpërdoruesit e gjuhës shqipe nën petkun e “profesorit”, madje me titull akademik “profesor i asociuar”, publiku i gjerë do të njihet me “POEMËN E MJERIMIT” gjuhësor të “gangsterit” dhe “vrasësit” të gjuhës sonë të bukur shqipe Shkelqim Millaku.

P.s. Shihni faqe të tjera se çka ndodh me gjuhën shqipe, nën petkun e mësimdhënësit, “profesorit të asociuar”. Do të vazhdojmë faqe më faqe.

https://www.facebook.com/flamurhshala/posts/3159848864138569

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme