Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, mori pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Octopus, ku diskutohej “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kjo është hera e parë që u kthye në Kosovë që nga viti 1997.
Videnoviq tha se është koha për të kërkuar falje publike popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet që Serbia u shkaktoi gjatë viteve 1998-1999.
Ai shprehu keqardhje për pikëllimin dhe vuajtjet e popullit kosovar dhe gjithashtu kërkoi falje për mashtrimet dhe gënjeshtrat që janë përdorur kundër serbëve në veri të Kosovës nga elitat politike të Beogradit, shkruan arbresh.info
Profesori vlerësoi mendimtarët e mëdhenj politik të Kosovës, si Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani, për rolin e tyre historik në formësimin e zhvillimeve politike të vendit.
Pas pjesëmarrjes në konferencë, Videnoviq vizitoi manastirin e Graçanicës, një monument i trashëgimisë mesjetare.
Ai falënderoi Agim Musliun për lehtësimin e konferencës dhe përvojën e paharrueshme që përjetoi gjatë vizitës së tij në Kosovë./arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...