Google ADS

Profesori i gjeodezisë i gjen defektet e demarkacionit

17:55 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Profesori i gjeodezisë, Përparim Ameti e ka dhënë vlerësimin e tij për ratifikimin e demarkacionit. Ameti ka gjetur disa defekte ndërsa shtron edhe disa pyetje në versionin e ri të matjes së kufijve me Malin e Zi.

Sipas Ametit, nga pika 40 deri në atë të 70-të, Mali i Zi nuk i ka ofruar asnjë hartë pales kosovare.

“Sa i perket problemit te Demarkacionit dhe konfuzitetit qe eshte shfaqur koheve te fundit, deshiroje t’i jape disa sqarime:

Qellimi im ka qene dhe mbetet qe te jap nje kontribut per arsye te profesionit qe kam dhe moralit akademik qe me detyron fuqishem te mos hesht. Nuk i di interesat shteterore cilet jane, por ky verzion i demarkacionit qe dje u rikonfirmua nga nje komision tjeter qeveritar nuk eshte i argumentuar ne teresi edhe sipas kriterit kadastral.
E perseris: nga pika 40 deri 70 te vijes kufitare, Mali i Zi nuk i ka ofru pales sone asnje harte kadastrale.

Pse nuk i nxjerrin para publikut nese ekzistojne hartat ne fjale per kete pjese?! Mandati i komisionit shteteror nuk ka qene qe te beje percaktim te ri te kufirit, por ta shenjoje, kufirin administrativ ne mes te dy vendeve. Kete e thote qarte neni 40 i Ligjit 04/L-072.

Cfare ka ndodhur?
Komisioni shteteror ka caktuar kufij te ri te Kosoves ne emer te riidentifikinit te kufirit administrativ me Malin e Zi sipas gjendjes 1974-1988. Kurse raporti i demarkacionit qarte tregon se ne 32km gjatesi, Mali i zi nuk ka ofruar asnje harte kadastrale.
Le te nxirren ne publik nese ekzistojne! Pse kjo nuk behet?!
Mali i Zi e perveteson kete zone kufitare (pa asnje argument) dhe sipas interpretimit naiv te “terra nullius”, me rendesi eshte qe Kosova nuk ka dhe, per pasoje, ato i takojne tjeterkujt, pra Malit te Zi.

Se fundi, une i kam bere publike gjetjet e mia, sic dihet tanime, sepse ashtu e ndiej per hire te profesionit, moralit, por edhe te qetesise sime shpirterore sepse jam krejt i sigurte se kjo “matje e territorit” qe dje u be do t’i hakmerret vendit tone ne raport me demarkimin e radhes me Serbinë” sqaron Ameti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme