Ambasada e Francës në Kosovë organizon ligjëratën e profesorit francez Frédéric Charillon sot në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Me këtë rast, Charillon do të flasë për ” Evropa në botë: politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimit Evropian “. Janë ftuar studentë nga universitete dhe fakultete të ndryshme.
Charillon gjithashtu do të japë një konferencë në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, për diplomatë dhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës.
Kjo konferencë do të zhvillohet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe do të ketë temën “Politika e jashtme e Francës: diplomacia e re e presidentit Emmanuel Macron”.
Frédéric Charillon është profesor i shkencave politike dhe ligjëron në Shkollën Kombëtare të Administratës, nê shkencat politike në Paris dhe në disa universitete franceze dhe të huaja. Fushat e tij kërkimore përfshijnë marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen, Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Europian.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...