Jehona e zhvillimeve në veri të Kosovës u dëgjua edhe në Bruksel. Madje Bashkimi Evropian për këtë çështje ka ftuar në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, për një takim të mërkurën.
Mirëpo, profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar po e sheh një ndërmjetësues të dobët.
Sipas tij Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe do të përpiqen ta paraqesin Serbinë si palë e plagosur”, deklaroi Hehir për RTV Dukagjinin.
“Aftësia e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në këtë moment është e papërfillshme. Duke pasur në konsideratë se ata deri më tani kanë pasur mungesë të imagjinatës apo iniciativës, pres që ata të ftojnë palët që të sillen ën mënyrë paqësore dhe të negociojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hehir thotë se shkaktarë i situatës së tensionuar në veri është Aleksandar Vuçiq.
“Vuçiq bëri disa kërcënime boshe. Vendosi që disa avionë të vjetër të fluturojnë në afërsi të Kosovës dhe vendosi disa automjete të blinduara në afërsi të kufirit me Kosovën. Nuk ishte një shfaqje e fortë e forcës. Në fakt ai njohu realitetin dhe e di se juridiksioni i tij ndalet në kufi me Kosovën”, deklaroi tutje Hehir.
Profesori nga Britania thotë më tej se megjithatë dikush nga serbët lokal mund t’i merr seriozisht fjalët e Vuçiqit dhe të shkaktoj trazira në Kosovë.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë