Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovës si shtet të pavarur. Ai këto komente i bëri ditë më parë në një ngjarje përkujtime, ku u kujtuan ushtarët e rënë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga rajoni i Mitrovicës.
Veseli ka deklaruar se Serbia nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta njohë Kosovën si vend të pavarur dhe sovran dhe të mbajë përgjegjësi për genocidin e kryer kundër popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së 1998-1999.
Sipas tij, këto dy procese janë të domosdoshme dhe të pashmangshme.
E këtë deklaratë të kryeparlamentarit të Kosovës, e ka komentuar edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.
Sipas profesorit amerikan, presionin ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, duhet ta bëjë Bashkimi Evropian.
Ndërsa, Veseli dhe Kosova, siç ka thënë Ben-Meir, duhet të përqëndrohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përcjell Bota sot.
“Z. Veseli, BE duhet t’i bëjë presion Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Ju duhet të përqendroheni në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tuaj!”, ka thënë profesori amerikan
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç