Profesori amerikan nga Universiteti “Johns Hopkins, Edward Joseph, ka thënë se me letrën e Oleksandr Merezhko i cili është pjesë e partisë së presidentit Zelensky, Ukraina i është afruar njohjes së Kosovës.
Joseph përmes një postimi në Twitter ka kujtuar edhe takimin mes presidentes së Koosvës dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në qershor, shkruan Arbresh.info.
“Nënshkruesi kryesor nuk është nga SHBA/BE, por nga Ukraina. Nëse është autentike, duke nënshkruar një letër ku thuhet “Kosova është një vend sovran”, Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, ju e keni afruar Ukrainën me njohjen e Kosovës. Merezhko është një avokat i respektuar ndërkombëtar, nga partia e Zelenskyt; ky i fundit është takuar me presidenten e Kosovës në qershor”, shkroi Joseph.
Tutje ai tha se njohja e Ukrainës do të shërbente edhe për pesëshen e vendeve të Bashkimit Evropian dhe katërshes së NATO-s që nuk e njohin Kosovën të ndryshojnë qëndrim.
“Menendez, Titus, Torres mund të përparojnë mesazhin e tyre të fuqishëm duke i kërkuar administratës së Bidenit që t’i kërkojë Kievit të njohë Kosovën – duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, duke i dhënë fund Beograd-centrizmit në politikën e Ballkanit dhe duke i liruar serbët e Kosovës nga përdorimi si pengje”, tha profesori amerikan./Arbresh.info
If authentic, by signing a letter stating “Kosovo is a sovereign country”, Oleksandr Merezhko, Chair of Foreign Aff. Cmte., has moved Ukraine closer to recognizing Kosovo. Merezhko is respected international lawyer, from party of Zelensky; latter met Kosovo President in June. 2/
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) August 6, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...