Qe 12 vite Kosova dhe Serbia po përpiqen të normalizojnë raportet përmes ndërmjetësimit të Amerikës e Evropës. Por ani pse ka kaluar më shumë se një dekadë negociata, nuk ka ndodhur ende një marrëveshje finale mes tyre.
Profesori amerikan, Charles Kupchan, shprehet optimist se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen në një të ardhme të afërt.
Madje Kupchan, thotë se nëse Serbia synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ajo duhet ta pranoj herët apo vonë pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij në këtë fazë të dyja palët duhet të jenë të kënaqura me atë se çfarë ofron marrëveshja e Brukselit.
“Nëse Serbia e ka seriozisht se dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane atëherë nuk do të ketë alternativë tjetër përveç se ta pranoj realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Është shume e rëndësishme për sigurinë rajonit të Ballkanit Perëndimor që të normalizohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Palët duhet të jenë të gatshme të bëjnë kompromise në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë dhe të integrohen ne strukturat e Bashkimit Evropian. Unë konsideroj se propozimi i Francës dhe Gjermanisë ka qenë shumë i mirë për palët”, thotë ai për Tëvë 1.
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan, ka folur edhe për situatën e ndjeshme ne veriun e Kosovën.
“Gjatë periudhës së fundit tensionet kanë qenë të larta dhe ka pasur shumë dhunë. Ka pasur kriza të vazhdueshme dhe kulmi ishte ajo çfarë ndodhi në Banjskë në veriun e Kosovës. Pra rreziku ishte real që situata të përshkallëzonte në një konflikt edhe më të gjerë. Normalisht që nacionalizmi serb paraqet rrezik për të gjithë rajonin por edhe në Kosovë do të thosha se ka pasur veprime nacionaliste. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në disa raste ka luajtur me kartën nacionaliste si për shembull çështja e targave dhe instalimi me forcë i kryetarëve etnik shqiptar në katër komunat veriore të cilët kishin legjitimet të dobët”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka theksuar vazhdimisht se nuk ka forcë që e bind atë ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Komuniteti ndërkombëtar po kërkon nga të dyja palët që të fokusohen më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura nën ndërmjetësimin e Brukselit.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...