Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar në Bruksel në përpjekje për të bindur zyrtarët e BE’së që të suspendohet kushti i demarkacionit për liberalizim të vizave.
Mirëpo, njohësit e rrethanave atje po thonë se shefi i qeverisë kosovare nuk do t’ia arrij qëllimit.
“Mendoj se në aspektin politik por edhe në aspektin formal një gjë e tillë është e pamundur për faktin se kriteret e përcaktuara nga BE nuk janë parime mbi të cilat mund të negociohet, aq më tepër kur tani më këto kritere janë paraqitur në mënyrë taksative”, tha Hoti, ekspert i së drejtës ndërkombëtare.
Në të njëjtën linjë të mendimeve është edhe profesroi i integrimeve europiane, Avni Mazreku.
Një kërkesë e tillë do të duket qesharake.
“Çkado që kërkon Kryeministri me një arazhman të caktuar të caktuar lidhur me liberalizimin e vizave është plotësisht gabim. Korniza juridike aktuale e Bashkimit Europian nuk e lejon. Unë ndjehem i surprizuar negativisht me këtë”, tha Mazreku për Klan Kosovën.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima