Tre profesorë të shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë janë detyruar të lëshojnë vendet e punës pasi nuk kanë marrë paga nga shtatori i vitit të kaluar.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari komunal i Vetëvendosjes, Fitim Muçolli, shkruan arbresh.info.
Muçolli ka shkruar gjithashtu se profesorët kishin kontrata pune.
“Komuna e Podujevës është duke dërguar drejt shkatërrimit arsimin, shtyllën kryesore të shoqërisë. Se fundi tre profesorë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” kanë lënë vendet e tyre të punës pasi nuk janë paguar për punën e bërë që nga shtatori i 2018-es. Mësimdhënësit që kishin kontrata pune për dy paralelet e reja të hapura në vitin shkollor 2018-2019, “Infermieri e përgjithshme” dhe “Mami” nuk kanë marrë asnjë cent ani pse kanë ligjëruar për më shumë se 7 muaj.”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka shkruar se nxënësit kanë mbetur pa ligjërues të lëndëve kryesore.
“ E si pasojë e largimit të tre profesorëve, ka afër dy javë që nxënësit kanë mbetur pa ligjërim të lëndëve kryesore”, ka shkruar ai.
Muçolli ka dërguar kritika edhe në drejtim të Drejtorisë së Arsimit.
“Me hapjen e dy paralelëve profesionale, drejtori i Arsimit ishte krenuar mjaftueshëm por duket se ai ka mbetur mbrapa në kohë kur mësimdhënësit në Kosovë kanë punuar në mënyrë vullnetare”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...