Google ADS

Profesoresha e njohur i bashkohet LDK-së

12:38 | 31 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Shqipe Bajçinca Brestovci i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku tha se profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Shqipe Bajqinca do të angazhohet për politikat sportive në LDK.

“Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipes i urova mirëseardhje dhe mbarësi në angazhimet e përbashkëta rreth politikave sportive që do t’i ndërtojmë e prezantojmë përpara. Shqipja është ligjëruese universitare në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ka një jetë të tërë kushtuar sportit, duke lënë gjurmë kulmore në fushën e hendbollit, atletikës dhe karatesë. Sot, Shqipja është anëtare e Bordit Ekzekutiv në Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtare e Bordit Ekzekutiv në Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe delegate ndërkombëtare në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF)”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipes i urova mirëseardhje dhe mbarësi në angazhimet e përbashkëta rreth politikave sportive që do t’i ndërtojmë e prezantojmë përpara.

Shqipja është ligjëruese universitare në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ka një jetë të tërë kushtuar sportit; duke lënë gjurmë kulmore në fushën e hendbollit, atletikës dhe karatesë. Sot, Shqipja është anëtare e Bordit Ekzekutiv në Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtare e Bordit Ekzekutiv në Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe delegate ndërkombëtare në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Përvoja e saj e jashtëzakonshme në sport, dija dhe kapacitetet e saj profesionale do të jenë bazë e shëndoshë e programit të ardhshëm politik që LDK ka nisur ta ndërtojë. Bashkimi i profesionistëve si profesoresha Bajçinca-Brestovci, ndërsa, për ne është mundësi e shkëlqyeshme për t’i ofruar qytetarëve tanë e vet Kosovës, njerëz kredibil e profesionistë të përkushtuar në secilën fushë. Kjo e sportit, me gjithë profesionistët e tjerë që i kemi tashmë, merr një vulë.

Shqipja është nënë e dy fëmijëve, Gjergjit e Marës, bashkëshorte e Shkumbinit.

Na priftë e mbara Shqipe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme