Mungesa e subvencionimit nga shteti dhe subvencionimit që shtetet e tjera po i bëjnë eksporteve në Kosovë, pagesat me vonesa, taksa 3 për qind për prodhime bujqësore janë duke e dëmtuar rëndë prodhuesin vendor.
Këto dhe pengesa të tjera ishin temë e diskutimit gjatë vizitës që Oda e Afarizmit i bëri fabrikës së djathit MATI me përfaqësuesin Armat Kryeziu.
Kryeziu theksoi se institucionet e Kosovës nuk janë duke e përkrahur prodhuesin dhe për këtë po është shumë e vështirë që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet prodhuese për të cilat janë bërë investime të mëdha.
Prodhuesit vendor po përballen përveç me përqindjen ekstra, që marketet po iu kërkojnë në fund të çdo viti, edhe me diskriminimin që marketet po u bëjnë prodhimeve vendore.
Gjithashtu si pengesë u përmendën edhe vonesat e mëdha të pagesave nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.
Si pasojë e kësaj, vetëm në fshatin Kijevë të Malishevës brenda 2 viteve janë mbyllur 8 ferma me mbi 150 krerë lopë.
Kompania MATI ka kapacitet të përpunimit prej 15 mijë litra në ditë dhe në ferma ka mbajtur deri 1200 krerë dhi.
MATI është një nga prodhuesit e rrallë dhe shumë cilësor edhe të djathit të dhisë, që është produkt shumë i kërkuar në treg.
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...