Google ADS

Prodhuesit kërkojnë kuadro profesioniste

21:20 | 11 Prill 2017
M. A.

Kosovës i mungojnë kuadro në prodhimtari. Shumë nga studentët zgjedhin financat, bankat e marketingut cka rrjedhinisht bën të ketë mungesë arsimimi në prodhimtari.

Mungesa e kuadrove është shqetësim që duhet ngritur sa më parë, thotë drejtori i Birra Peja, Ernest Jusufi.

“Na e dimë që kemi pas studime të ndryshme që kanë treguar se unvisitetet tona janë goxha keq, kur do të depolitizohen univeristetet tona, se kot, asnjëri prej prodhuesve nuk mundet me u zhvillui nëse nuk ka kuadro profesionale”, ka thënë Jusufi në Rubikon të KTV-së.

Jusufi potencoi se niveli i universiteteve nuk është në kapacitetet e duhura.

Përballë tij, zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi përmendi vendet më atraktive që aktualisht janë për të rinjtë, e që sipas tij janë financat e bankat.

Ai thotë se studentët janë shumë të zgjuar se sa mendohet ndonëse ata po vendosin që të punojnë për një treg të huaj të cilët po i japin kushte më të mira të punës.

Këtë e kundërshtoj Armend Malazogu nga Frutomania.

Malazogu thotë se ato kuadro që punojnë në tregun e huaj paguhen me taksat e qytetarëve dhe kjo sipas tij është hap i gabueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme