Bankat e Kosovës njihen për aplikimin e kamatave të larta, të cilat shpesh janë krahasuar edhe me fajde, për shkak të normës shumë të lartë të interesit.
Mirëpo, duket se për t’i arritur qëllimet e veta për fitime të mëdha, banka ProCredit nuk po ndalet vetëm të kamatat e larta, shkruan Veriu.info.
Një qytetare ka shprehur mllefin e saj, duke dërguar në portalin Veriu.info dëshminë se i është dashur të paguaj 25 euro komision, për ta nxjerrë një vërtetim se e ka paguar ‘Overdraft-in’.
“Para disa vitesh kam aplikuar për një ‘Overdraft’ (mbitërheqje) në vlerë prej 150 euro, të cilën për shkak të marrjes së një kredie në një bankë tjetër më është dashur ta paguaj dhe ta mbylli. Banka ma kërkonte dëshminë se e kam mbyllur ‘Overdraft-in’ në ProCredit, por ProCredit-i nuk ma jepte vërtetimin pa i paguar 25 euro për një dëshmi të thjeshtë, e cila lëshohet për 1 minutë”, tregon qytetarja për Veriu.info.
Ndryshe, viteve të fundit ProCredit ka mbyllur disa degë dhe i ka larguar punëtorët nga puna, ku mediat kishin raportuar se këtë po bënë për shkak se nuk po dëshiron të punoj me klientë të vegjël.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...