Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, veçse e ka hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe mundësinë e kandidimit të figurave të ndryshme për pozita të caktuara nëpër degët e kësaj partie në të gjithë qytetet.
Pas kompletimit të strukturave partiake nëpër degë, më pas do të fillojë procesi i kandidaturave për strukturat udhëheqëse të VV-së në selinë qendrore të saj.
Pozita e kryetarit, nënkryetarit, sekretarit, zëdhënësit dhe gjithë kryesisë janë pozitat më të ‘lakmueshme’ që anëtarët e një partie synojnë në të ardhmen e tyre politike.
Dhe kjo dukuri, natyrisht se ndodh në të gjitha partitë, jo vetëm në Vetëvendosje.
Megjithatë, ende pa filluar mirë ky proces zgjedhor i brendshëm partiak, në VV kanë filluar ‘krisjet’ e brendshme të dalin në pah.
Në komunën e Mitrovicës, Prizrenit, Podujevës e Lipjanit shumë kandidatë, asamblistë, anëtarë të kryesisë së degëve përkatëse kanë filluar të japin dorëheqje nga organet e partisë apo edhe të largohen nga krejt anëtarësia e partisë.
Kjo për faktin se ata janë ndarë të pakënaqur me trajtimin që u është bërë brenda partisë, ku shumë prej tyre e kanë përmendur si arsye përplasjen me partinë për shkak të bindjeve të tyre fetare, e disa për interesa personale, pra, u është mohuar kandidatura për të udhëhequr me degët e partisë.
Nëse e shtojmë edhe faktin që edhe në Kuvend apo në paraqitje publike po shihen mosmarrëveshjet e figurave më të larta të partisë, atëherë seriozisht mund të shtohen dyshimet dhe të ngritën hipotezat për ‘ndarje’ të mundshme të kësaj partie.
Për analistin politik, Arton Demhasaj, sa më shumë që rritet një grup partiak, aq edhe rriten interesat e njerëzve brenda saj, kështu që për të, nuk është befasi fakti që në VV të ketë ndonjë ‘krisje’ të mundshme.
“Gjithmonë kur partitë politike rriten, atëherë edhe interesat e grupeve të caktuara apo individëve brenda partisë janë ndryshe dhe këto normalisht që mund të reflektojnë në përçarje të brendshme, në këtë rast, VV ka pasë rritjen më të madhe në vitet e fundit, kështu që brenda ka grupe të caktuara me interesa të ndryshme, dhe këto interesa normal që ndikojnë apo reflektojnë që të ketë çarje apo krisje brendapartiake”, deklaroi Demhasaj për arbresh.info.
Ndërsa, analisti tjetër, Gazmir Raci, nuk beson që brenda VV-së mund të ketë ndarje për shkak se deputetët që ndahen nga partia në pushtet, nuk munden më të hyjnë në Kuvend, sepse sipas tij ata mund të kenë sukses vetëm brenda partive të mëdha, e jo si persona.
“Nuk besoj që mund të ketë fraksione, për shkak se janë në pushtet, ata deputetë që pretendojnë të krijojnë fraksione, që mund të ndalin nga një parti e madhe, pastaj duhet të përshëndeten përfundimisht me zgjedhjen e tyre të mundshme të ardhshme në Kuvendin e Kosovës. E kemi parë edhe në të kaluarën, nuk mund të kenë sukses në Kosovë si individë, por vetëm përmes partive të mëdha”, tha ai sa i përket mundësisë së krijimit të ndonjë fraksioni në LVV”, tha Raci.
Në fund të vitit 2017, në VV plasi ‘bomba’ ku partia pothuajse u përgjysmua për shkak se shumë anëtarë të saj u larguan për shkak të pakënaqësive të tyre brendapartiake, e cila situatë solli me krijimin e Partisë Social Demokrate.
E për Demhasajn, një rast i ngjashëm është e pamundur të ndodhë sepse në Kosovë nëse krijohet një parti e re është e pamundur të mbijetojë. Andaj, sipas tij, mund të ndodhë kalimi i deputetëve në parti tjera, por jo të përsëritet rasti i PSD.
“Tashmë shumica e njerëzve e kanë kuptuar që njerëzit që marrin iniciativë të krijojnë një subjekt të ri politik, ajo iniciativë nuk përfundon me sukses, siç nuk i ka përfundu me sukës PSD-së apo LDD-së. Andaj nuk mund të ketë krijim të një subjekti të ri politik, por, mund të ketë lëvizje nëpër subjektet tjera politike, siç ishte rasti i deputetes të Listës Guxo, tani e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili”, tha Demhasaj për arbresh.info.
Nuk ka mbetur shumë kohë deri në fillimin e fazave më të rëndësishme të zgjedhjeve të brendshme dhe përfundimin e tyre, ku shpejt do ta mësojmë se a do e pret VV-në fati i para katër viteve, ku ndodhi një ndarje e madhe, apo të pakënaqurit do të zgjedhin heshtjen në mënyrë që të mos krijohet ‘pluhur’ në publik për ndarjen e tyre, e që pastaj, meqë janë në pushtet, do të sillte shumë pasoja./Emir Abduramani/arbresh.info/
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova