Nesër në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të votohet pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve aktual.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi bërë të ditur se si do të duken fletëvotimet për votimin e nesërm, shkruan Arbresh.info.
Në një përgjigje për Arbresh.info ka tregaur numrin e votuesve për komunë dhe numrin e fletëvotimeve.
“Numri i votuesve në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556, ndërsa sipas vendimit të KQZ-së janë shtypur 40,000 fletëvotime, pra 6,556 apo 14.1% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo praktikë e shtypjes më pak fletëvotime se numri i votuesve është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore”, tha ai.
Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet./Arbresh.info/
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë