Procesi i votimit në katër komunat veriore kaloi pa asnjë incident

20:18 | 23 Prill 2023
E.H

Gjatë ditës së sotme, Prokurori i Shtetit ka mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat veriore, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve, Prokurori i Shtetit njofton se nuk kanë  evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit, do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme