Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini është diskutuar për personat e kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët u larguan në vitin 2014.
Këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, Fatmir Haxholli, ka thënë se procesi i ri integrimit është më shumë një fenomen social dhe ekonomik sesa problem institucional.
Haxholli ka thënë se duhet rishikuar politikat e ri integrimit, pasi, sipas tij, ndër vite numri i atyre që janë larguar është shumëfish më i madh se i atyre të që janë kthyer në Kosovë.
Ai ka thënë se duhet shikuar me të vërtetë nëse të rikthyerit në Kosovë janë integruar në shoqëri dhe a kanë pozitë më të mirë në punësim se që kishin para se të largoheshin.
“Procesi i ri integrimit më shumë është bërë për shkak të politikave për liberalizim të vizave. Ka pasur shumë pak buxhet. Nuk ka pasur politika për të përmbushur nevojat e punësimit të rinisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“…Njerëzit që kthehen janë persona shumë të marxhinalizuar”, shtoi më tej Haxholli.
Këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Jashtme ka thënë se kushtet më të mira për punë në sektorin publik krahasuar me sektorin privat mund të ndikojnë në ikjen e të rinjve.
“Punësimi i përkohshëm në ndonjë institucion publik, nuk është zgjidhje për ata të rinj, pasi ky sektor nuk prodhon vende të reja pune. Vetëm sektori privat prodhon vende të reja pune, prandaj skemat e punësimit duhen orientuar nga sektori privat”, tha Haxholli.
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë