Procesi i divorceve në dëm të grave, ministrja Haxhiu takon përfaqësueset e Shoqatës për Prindër të Ndarë

15:51 | 27 Prill 2021
M. A.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtoreshën e shoqatës APS, Arjeta Gashi dhe bashkëpunëtoret e saj.

Në takim u diskutua rreth proceseve gjyqësore në procedurat e divorcit dhe stërzgjatjes së këtyre proceseve, e cila përherë është në dëm të grave, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në shkeljen e të drejtave civile të grave kujdestare në familje.

Në këtë takim palët u dakorduan që të bashkërendojnë hapat në adresimin e çështjeve të ngritura, për të gjetur zgjidhjet që mundësojnë tejkalimin e problemeve që në rastet më të shpeshta dëmtohen gratë dhe fëmijët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme