Kosova tashmë i ka mundësuar edhe të huajve që të pajisen me patent shofer, konkretisht ndërrimin e patent shoferit të huaj.
Kjo është bërë përmes një udhëzimi të ri admisnitrativ, dhe kandidati për paraqitjen e provimit për ndërrim të patentë shoferit të huaj në patentë shofer të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejshëm ndërrim patentë shofer i huaj), aplikon në Ministrinë e Infrastrukturës përkatësisht në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Sipas udhëzimit administrativ, Kandidati për ndërrim patentë shoferit të huaj duhet të dorëzojë dokumentet në vijim:
Këto dokumentacionte dorëzohen në kopje ndërsa prezantohet origjinali.
“Kandidati për ndërrim patentë shoferit të huaj nuk ka të drejtë të paraqet provimin me patentë shofer ndërkombëtar,” thuhet në udhëzim.
Zyrtari përgjegjës në Njësinë për Patentë Shoferi në Prishtinë, bënë kontrollimin e dokumentacionit për paraqitjen e provimit për ndërrim të patentë shoferit të huaj.
Ministria cakton datën dhe kohën e mbajtjes së provimit. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...