Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar një njoftim rreth procedurave të reja për aplikim për vizë për qytetarët e Kosovës.
Njoftimi tregon se nga 3 korriku i këtij viti, Ambasada e Zvicrës do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen, transmeton lajminet.
Përmes këtij njoftimi, ambasada tregon procedurat se si duhet të aplikohet online për vizë Shengen.
Lexojeni të plotë njoftimin e Ambasadës zvicerane:
Nga 3 korriku 2017 Ambasada e Zvicrës do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen.
Aplikantët të cilët kanë për qëllim të aplikojnë për vizë Shengen për të udhëtuar në Zvicër, Francë, Austri apo shtetet e Beneluksit do të kenë qasje në faqen e internetit www.swiss-visa.ch . Për shkak të futjes së menjëhershme të sistemit të ri, rezervimi i drejtpërdrejtë i terminëve për viza pranë Ambasadës do të jetë i mundur vetëm deri më 28 qershor 2017.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin