Sipas të dhënave që ka Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të deklarimeve të ish menaxhmenteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe në bazë të dokumentacionit të siguruar, AKP i ka në evidencën e saj 163 prona shoqërore që ju përkasin Ndërmarrjeve Shoqërore të ndryshme nëpër shtete të dala nga ish Jugosllavia. Prej 163 pronave shoqërore jashtë vendit shumica janë lokale dhe zyra.
Në këtë agjenci thonë për arbresh.info se në vazhdimësi janë duke bërë procedura administrative dhe gjyqësore në emër të Ndërmarrjeve Shoqërore, që këto prona t’i kenë në mënyrë ligjore, por që padyshim mbetet sfidë.
“Me përjashtim të Republikës së Serbisë, shtet në të cilin AKP pengohet të ketë qasje ligjore në dokumentacionin administrativ dhe procedura tjera ligjore, në shtetet tjera AKP zhvillon në vazhdimësi procedura administrative dhe gjyqësore në emër të Ndërmarrjeve Shoqërore, për posedim ligjor të këtyre pronave. Procesi i posedimit faktit dhe juridik i pronave në fjalë, mbetet sfide jo e lehtë për AKP dhe Ndërmarrjet Shoqërore, duke marre parasysh rrethanat shumëvjeçare të zhvillimeve politike dhe kornizës ligjore të shteteve përkatëse”, thuhet në përgjigjeje e AKP-së.
Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga gjithsej 163 pronave, 99 prej tyre gjenden në Serbi ndërkaq 35 prej tyre në Malin e Zi, 15 në Bosne dhe Hercegovinë, tetë në Maqedoninë Veriore, pesë në Kroaci, dhe një në Slloveni.
Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës, për rreth 4,500 metrave katrore pronë në shëtitoren Rafailovic, e quajtur dikur si “Ganimete Tërbeshi”.
Në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë thonë për arbresh.info se Avokatura e Shtetit të Kosovës (AVSh), që nga viti 2018 e deri në vitin 2021 ka kërkuar vërtetimin e pronës në fjalë.
“Republika e Kosovës ka pranuar aktvendim nga Gjykata Themelore në Kotorr për dhënien e përgjigjes në padi, në çështjen juridike të vërtetimit të pronësisë ,sipas paditësit dhe të paditurve. Me datë 17.07.2018 Avokatura Shtetërore (AVSh), ka ushtruar përgjigje në padi, ku edhe gjatë viteve 2019, 2021 ka vazhduar të përcjellë parashtresa me të cilën është deklaruar lidhur me çështjen gjyqësore”, thuhet në përgjigjeje e ministrisë.
Ndërkaq, AVSH në vitin 2020, kishte deponuar padinë në Gjykatën Themelore në Kotorr për kërkuar vërtetimin e pronësisë, e ku kjo procedurë gjyqësore është duke vazhduar edhe sot.
“Me 04.11.2020, AVSh-ja ka deponuar në gjykatë padinë për vërtetimin e të drejtës së pronësisë me propozim për caktimin e masës se sigurisë si dhe përfaqësime gjyqësore. Tani kjo procedurë gjyqësore është duke vazhduar. Gjithashtu me 04.11. 2020 AVSh kur kishte deponuar padinë në Gjykatën Themelore në Kotorr, kishte kërkuar vërtetimin e pronësisë, vendosjen e masës së sigurisë dhe lirimin e pronës”, thonë në ministri.
Ata janë duke pritur që të thirren në seancën gjyqësore për të vendosur masën e sigurisë, e po ashtu potencohet se nuk ka kërkesa për inicimin e ndonjë padie të ngjashme.
“Bazuar në ligjet në fuqi të Malit të Zi pritet që gjykata të thërras seancë gjyqësore për të vendosur për masën e sigurisë si hap i parë procedural. AVSh nuk ka ndonjë kërkesë nga institucionet që i përfaqëson për inicimin e ndonjë padie të ngjashme. Në këtë kontest, Kosovën përfaqësojnë zyrtarët e AVSh të cilët edhe janë të autorizuar në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve procedurale për përfaqësimin e para Gjykatës”, thuhet në përgjigjeje e Ministrisë së Drejtësisë.
E padia e bërë ndaj komunës së Budvës për tokat të cilat i takojnë Kosovës, po del të jetë mollë sherri për marrëdhëniet Mali i Zi-Kosovë.
Analisti Nexhmedin Spahiu, për arbresh.info, tha se padia ndaj Malit të zi mund të rrezikojë marrëdhëniet dhe se dialogu do të ishte eliminimi i problemeve.
“Më e mira kish me qenë duke bërë kërkesë me i kthy. Pra, me ba një kërkesë zyrtare për kthimin e këtyre pronave. Padia ndaj Malit të Zi mund të rrezikojë marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve. Unë nuk kam parë një reagim zyrtarë të Malit të Zi, por sigurisht kur bënë padi ndaj dikujt është një çështje që i dëmton raportet. Zgjidhja më e mirë e kësaj çështje kish me qenë dialogu”, tha Spaiu për arbresh.info.
Ndryshe në padi theksohet se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku rezulton se parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale./arbresh.info/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...