Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e Vetingut në drejtësi

11:43 | 29 Korrik 2021
S D

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është proceduar për konsultime publike, drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Sot është proceduar në konsultime publike drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Andaj, nga sot deri më datën 19 gusht i mirëpresim komentet e çdo zyrtari publik por edhe qytetari për këtë Koncept Dokument ashtu që të arrijmë ta finalizojmë këtë proces në mënyrën më të suksesshme.

 KY ËSHTË LINKU KU MUND TË JEPNI MENDIMET TUAJA: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41154&fbclid=IwAR22FuZWjIETOLdaLvBzZrMzLAC4LHoa-xba9EFF6IgTS5vbcjiEJ4WaGcM

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme