Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e Komisioneve kryesore për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Prandaj, këtë projektligj e ka proceduar për shqyrtim në seancë plenare.
Për projektligjin e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme kanë votuar pro gjashtë deputetë të mazhorancës, kurse asnjëri nga opozita.
Megjithatë, vërejtje për këto raporte adresoi anëtari i komisionit, deputeti Driton Selmanaj, i cili tha se aty ka vlerësime abstrakte për Byronë.
“Është ndoshta prej herëve të para kur shoh vlerësime abstrakte ose kuturu të komisioneve. Në Komisionin për buxhet thuhet se Projektligji për byronë përmban kosto shtesë buxhetore, por të përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës. Çka është ky vlerësim kështu. Çka është e përballueshme për buxhetin e Kosovës dhe çka jo. Gjithmonë çdo projektligj që ka ardhë këtu është përcaktuar qartë sa është kosto buxhetore e këtij projektligji, madje është nda për vitet vijuese në mënyrë që të dihet qartë pasi janë paratë e taksapaguesve… Te rekomandimi tjetër i Komisionit për integrime evropiane, thotë se Projektligji për byronë nuk është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Ky është një vlerësim shumë i përgjithshëm, a ka rregullore ose direktiva të BE-së që e rregullojnë këtë çështje. Mendoj që nuk ka, por në të kaluarën ka ndodh se kjo çështje nuk është e rregulluar me direktiva të BE-së dhe ne mund të ecim tutje”, tha Selmanaj, raporton EO.
Vërejtjet e tij i priti, kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili tha se Komisioni për Buxhet dhe Komisioni për Integrime Evropiane është dashur të elaborojnë dhe arsyetojnë më shumë në vlerësimet e tyre për Projektligjin për Byronë.
“Janë ndërtuar si shabllone këto vlerësimet le të themi preventive minimale të komisioneve të përhershme. Le të themi si komisioni për buxhet, integrime evropiane, por edhe ai për legjislacion kur e ka rolin e komisionit të përhershëm të vlerësimit të përputhshmërisë së projektligjeve me Kushtetutën dhe ligjet. Esencialisht nuk po arrijmë të lëshohemi në thelb të çështjeve që kemi përgjegjësi, deri diku është e kuptueshme. Por kjo nuk t’i dërgojë nga ekstremi në ekstremin tjetër, nëse nuk është e mundur të bëhet vlerësim sa më substancial, kjo nuk do të thotë që të kemi vlerësim sipërfaqësor…Komisioni për buxhet në rastin konkret do të ishte me rendësi me na konstatu që buxheti a është planifikuar këtë vit për këtë agjenci, për byronë. Pasi në fakt është planifikuar se buxheti është miratuar në fund të vitit të kaluar. Edhe komisioni për integrime evropiane ka pasur mundësinë me elaboru, por po kufizohen në minimumin e vlerësimit”, u shpreh Rrustemi.
Ndërkaq, kritika për menaxhimin e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, adresoi deputeti i LVV-së, Hydajet Hyseni.
Në mbledhjen e sotme komisioni miratoi në parim edhe Projektligjin për mjekësinë ligjore.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...