Procedohen penalisht 11 persona për ndërtim pa leje dhe prerje të paligjshme të pyjeve në Dibër

11:11 | 21 Shtator 2020
Arbresh.info

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht 6 persona pasi po ndërtonin objekte pa lejen përkatëse. Pesë prej tyre janë banues në Dibër, ndërsa njëri është banues në Mat.

Gjithashtu forcat blu të Dibrës ka proceduar penalisht pesë shtetas të tjerë për shkak së po transportonin lëndë mjedisore pa dokumentacione. Nga kontrollet policia ka sekuestruar rreth 25 metra kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për transportin e tyre.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet rreth 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për transportim.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit Shtator, kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit:

XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme