Për shkak të vërshimit të mushkonjave këto ditë në Prishtinë, prej nesër do të fillojë faza shtesë e dezinsektimit hapësinor.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info.
Ahmeti tutje ka thënë se dezinsketimi do të bëhet për gjashtë ditë radhazi duke filluar nga ora 19-30 nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Postimi i tij i plotë:
Këto ditë jemi ballafaquar me një vërshim të mushkonjave që kane ardh me valçn e nxehtë të ajrit në gjithë regjionin.
Prej nesër, e Mërkurë, 26 Gusht fillon faza shtesë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë. Çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale.
Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin!/arbresh.info
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...