Problemi Sigurisë Kibernetike, që është shfaqur sot në terë boten, ka prekur edhe kompaninë KESCO.
Përmes një njoftimi për media, kjo kompani ka bërë me dije se për shkak të rënies së sistemit të IT-së po hasin në vështirësi në adresimin e kërkesave të konsumatorëve.
“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe #Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së. Sistemi i Sigurisë Kibernetike #“Croëdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre. Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale”, është thënë në njoftimin e KESCO-së.
KESCO ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për problemet e shfaqura.
“Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Croëdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, dhe shpresojmë që së shpejti të gjitha kërkesat tuaja do të procesohen”, është thënë në njoftim.
Banka të mëdha, mediume dhe kompani ajrore në gjithë botën janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit.
Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar, po ashtu, për probleme me internet.
Shkaku i ndërprerjes nuk dihet ende./Arbresh.info/
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...