Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Sistemi Ndërbankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.
Sipas BQK-së, ky njoftim bëhet për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë përdoruesit e shërbimeve bankare.
“Megjithatë, disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë”, njofton BQK-ja, shkruan Arbresh.info
Tutje, BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet.
Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar.
Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale.
LEXO EDHE:
Kompani në gjithë botën raportojnë për ndërprerje të internetit
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...