Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kransiqi, ka pritur në takim drejtuesit e Odës së Afaristëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemet e bizneseve në kohë pandemie, pakon për rimëkëmbje ekonomike, problemet me Serbinë gjatë transportimit të mallrave si dhe vendimin për ndalimin e vajit të palmës.
“I njoftova që shumë prej kërkesave të tyre janë futur në kuadër të paketës për rimëkëmbje ekonomike e cila shumë shpejtë do të nisë së zbatuari”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Problemet e bizneseve në kohë pandemie, pako e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbje ekonomike, problemet me Serbinë gjatë transportimit të mallrave dhe vendimi për ndalimin e vajit të palmës, ishin temat të cilat i kam diskutuar sot me drejtuesit e Odës së Afaristëve të Kosovës.
Si përfaqësues të bizneseve ata shprehen shqetësimet ku prezantuan edhe kërkesat dhe sugjerime në mënyrë që shteti t’i përkrah në veçanti në këtë kohë pandemie globale.
I njoftova që shumë prej kërkesave të tyre janë futur në kuadër të paketës për rimëkëmbje ekonomike e cila shumë shpejtë do të nisë së zbatuari.
Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, theksova se do të bëj një reagim institucional për këtë çështje.
Për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës iu shpjegova në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm, por ka për qëllim që t’i mbrojë bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...