Si një zgjidhje për të përballuar këtë krizë të furnizimit furnizimit me ujë, kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka vendosur të ofrojë autobote me ujë në lagje të ndryshme të qytetit. Këto autobote janë pozicionuar në pika të caktuara, ku qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me ujë të pijshëm.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një prononcim për Arbresh.info, shpjegon se aktualisht po përballen me rritje të sasisë së manganit në liqenin e Badocit, si në ujin e trajtuar, ashtu edhe në atë të pa trajtuar.
Ajo thekson se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin e Shëndetit Publik (IKSHPK), dhe laboratori i KRU “Prishtina” po kryen analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike për të siguruar cilësinë e ujit.
“Realisht ende kemi rritje të sasisë së manganit më liqenin e Badocit si në ujin e trajtuar ashtu edhe në ujin e pa trajtuar ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me IKShPK laboratori ynë vazhdimisht po bënë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike bashkë edhe Instituti i Shëndetit Publik, tash për tash si ujësjellës jemi duke i përfill të gjitha rekomandimet e institutit të shëndetit publik, jemi duke shpërndarë ujë në të gjitha zonat që shfrytëzojnë ujë nga liqeni i Badocit, uji i autoboteve është vetëm për pije dhe për përgatitje të ushqimit ndërkaq ujin teknik mund ta përdorin për pastrim”, thotë Mjeku
Mjeku thekson se vitin e kaluar kjo dukuri zgjati rreth një muaj e gjysmë, ndërsa këtë vit shpresojnë që të zgjasë më pak.
“Po deri sa është nga vetë natyra atëherë nuk mundë të parashikojmë një gjë të tillë ë rëndësishme është që jemi më të përgatitur se herën e kaluar sepse vitin e kaluar ka zgjatur diku një muaj e gjysmë ndërsa këtë vit po shpresojmë të zgjatë edhe më pak. Kjo është një dukuri hemiotermike ku ndodhë kur ditët janë të nxehta dhe netët janë të ftohta. Mund ta kenë mirëpo deri më tash nuk kemi pas diçka të tillë”, pohon ajo.
“Realisht kemi filluar me shpërndarje të ujit në Badoc, Badoc i ri, Kishnica, Graçanica, Sushica, Llapnasella, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Hajvalia, Rruga B, Rruga C, Sokol Sopi, Muharrem Fejza, në Prishtinë i bie diku rreth 20 për qind e konsumatorëve të kryeqytetit”, tregon Mjeku.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që zona të Kosovës përballen me këso problemesh. Edhe vitin e kaluar, qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badocit rreth një muaj janë detyruar të blejnë ujë, pasi problemi me rritjen e manganit kishte zgjatur gati rreth një muaj. në të kaluarën ka ndodhur shpesh që qytetarëve u është kërkuar të mos pinë ujë nga ujësjellësi, sidomos në periudha vërshimesh./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...