Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.
Sipas njoftimit, uji për momentin është i pa përdorshëm për pije ndonëse vërehën ulje të vlerave të Manganit, shkruan Arbresh.info.
“IKSHPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. “, thuhet në njoftim,
“Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Marrëveshja me Italinë-Niset anija e parë me emigrantë drejt...
Mospjesëmarrja e VV-së në seancë, Kadrijaj: “Me siguri janë ...
Pas ankesave për ushqim, ministri Ejup Maqedonci drekon bash...
Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, e la ushtrinë e vet ...
Ushqimi i ushtarëve të FSK-së, Quni: Shqetësim thelbësor që ...
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për...