Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa pjesë të kryeqytetit mund të mbesin pa ujë për shkak të problemeve me energji elektrike.
Me anë të një postimi në Facebook, KRU “Prishtina” njofton se pasditen e së martës ka pasur defekt në linjën e KOSTT-it dhe se impianti i trajtimit të ujit Albanik/Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.
Tashmë probleme me furnizimin me ujë ka pasur Podujeva.
“Si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës. Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftim”./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...