Vajza e mitur nga fshati Atmaxhë i Prizrenit, e cila dje ishte raportuar e zhdukur, është gjetur sot në shtëpinë e shoqes së saj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.
“Vajza është gjetur te shoqja e saj”, ka treguar tregon Osmanollaj për “PrizrenPress”.
Sipas tij, pas publikimit të lajmit për zhdukjen, nëna e shoqes së vajzës së mitur, ka lajmëruar se ajo gjendet në shtëpinë e saj.
Policia në Prizren raportoi dje për zhdukjen e vajzës së miturës nga fshati Atmaxhë e Prizrenit.
Rasti ishte raportuar nga nëna e së zhdukurës.
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...