Tre këmbësore janë goditur nga një veturë në lëvizje.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:20 në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas dy viktimat lirohen në shtëpi ndërsa njëra dërgohet në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.
“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij dyshohet duke mos iu përshtatur shpejtësisë i godet tre këmbësoret viktimat femër kosovare . Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas dy viktimat lirohen në shtëpi ndërsa njëra dërgohet në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media