Google ADS

Prizren, tre meshkuj sulmojnë fizikisht një femër

09:13 | 26 Gusht 2019
Arbresh.info

Një femër është sulmuar fizikisht në Prizren.

Policia ka njoftuar se ajo është sulmuar nga tre meshkuj, pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku të njëjtit janë arrestuar, transmeton arbresh.info

Në raportin e Policisë thuhet se dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme