Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykimin e saj ndaj katër të akuzuarve për vrasje të rëndë.
“Gjykata ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale M.A.dhe R.A. që të dy nga fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1.pika 1.4 të KPRK-së, të akuzuarës me iniciale R.B.nga fshati Studenqan,Komuna e Suharekës,për shkak të veprës penale shtytje në vrasje të rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.4 të KPRK-së,e lidhur me nenin 32 të KPRK-së, të akuzuarit me iniciale F.F. për shkak të ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 para.1.pika 1.4 e lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
I akuzuari me iniciale M.A. nga fshati fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, është shpallur fajtor dhe është ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë ) vite.
I akuzuari me iniciale R.A. nga fshati fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, është liruar nga akuza, ndërsa e akuzuara me iniciale R.B. nga fshati fshati Studenqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, është shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet ) vite, si dhe i akuzuari me iniciale F.F nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë ) vite.
“Sepse me datën 06.10.2016, rreth orës 15.30 minuta në fshati Peqan KK-Suharekë,të akuzuarit vëllezër në mes vete në bashkëkryerje me marrëveshje paraprake me dashje direkte, ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit me iniciale A.B. në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës me iniciale R.B. me bashkëshortin e saj me iniciale A.B. duke qenë të shtyrë nga e akuzuara me iniciale R.B. ditën kritike i akuzuari me iniciale M.A. duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. në fshatin Peqan, rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e të akuzuarit me iniciale F.F. i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit, së pari e kanos me armë e më pas ia lidh duart viktimës me iniciale A.B. duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës
Tutje thuhet se më pas ia kanë lidhur edhe këmbët dhe largohet nga shtëpia në fjalë, duke e dërguar të njëjtin – viktimën në një vend të panjohur ku ishte duke e pritur i akuzuari me iniciale R.A. dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pambrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit dhe më pas në mënyrë mizore dhe barabare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psiqike, viktimës ia vënë zjarrin, duke i shkaktuar dhimbje dhe shkaktime vdekjeprurëse të cilat shkaktojnë vdekjen e tij të cilin më pas e hedhin në një gropë dhe e mbulojnë me dhe, pas së cilës largohen nga vendi i ngjarjes./arbresh.info
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj