Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet N.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P., Me datë 07 Janar 2001 rreth orës 20:30 në rrugën e ‘’Saraçëve’’ në Prizren, në bashkëkryerje me të pandehurit A.H., O.Ç. dhe D.P. – të gjithë nga Prizreni, në marrëveshje paraprake kryejnë rrëmbimin e të dëmtuarës P.K. nga Prizreni.
“Të njëjtit viktimën e dërgojnë në shtëpinë e të pandehurit A.H. dhe më pas kontaktojnë me familjen e të dëmtuarës dhe nga të njëjtit kërkojnë shumën e parave prej 420 mijë marka gjermane, për lirimin e bijës së tyre. Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri së bashku me bashkëpunëtorët e mbajnë të dëmtuarën të ngujuar deri më 08 shkurt 2001, të cilën e keqtrajtojnë edhe seksualisht”, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info
Prokuroria njofton se të njëjtit pas marrjes së parave të kërkuara për lirimin e viktimës, e lirojnë atë dhe arratisen nga Kosova.
“Me këto veprime, i akuzuari N.P., ka përmbushur elementet e veprës penale ‘Rrëmbimi’ nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...