Google ADS

Prizren, refuzon t’i jep dokumentet e veturës dhe e shkelë zyrtarin policor

09:21 | 11 Prill 2023
Emir Abduramani

Një person në Prizren mbrëmë e ka lënduar fizikisht një zyrtar policor, i cili po ia kërkonte dokumentet e veturës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai shkeli rregullat e trafikut dhe u ndal nga Policia, ku më pas, i dyshuari refuzoi t’ia jep dokumentet e kërkuara policëve dhe më pas duke ikur me veturë, e ka goditur njërin polic, të cilin e ka lënduar.

Përkundër kësaj, pasi u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor, pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Ulqinit, Prizren, 10.04.2023 – 16:00. Zyrtarët policor kanë hasur në një kundërvajtës të komunikacionit, të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari ka refuzuar t’ua japë dokumentet e kërkuara zyrtarëve policor dhe duke lëvizur me veturën e tij e ka lënduar zyrtarin policor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info

Të ngjashme