Një person është lënduar me armë zjarri mesditën e së hënës në Prizren.
Sipas raporti të Policisë së Kosovës i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë më armë dhe e ka lënduar vetën , shkruan arbresh.info.
“Raportohet se i dyshuari mashkull k-shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë manipulimit me armë i njëjti ka lënduar veten me armë”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa rasti ka shtuar në procedurë të rregullt.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë./Arbresh.info/
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...