Tringa Kasemi nga Organizata FEMactive, ka thënë se nesër për nder të 8 Marsit nuk do të festohet, por do të protestohet.
Ajo ka thënë se këtë veprim do ta bëjnë, pasi të drejtat e grave vazhdojnë të shkelen si në shtëpitë e tyre ashtu edhe në jetën politike.
“Ne i motivojmë gratë që të marrin më shumë pjesë në jetën politike, shoqërore, kulturore kështu në përgjithësi me jetën publike”.
Kjo organizatë nesër do ta kenë paraqitjen e tyre të parë publike.
“Nesër është paraqitja jonë e parë publike, do të tregojmë se kush jemi para mediave dhe do të vazhdojmë më një marsh”.
“Kjo kauzë e jona ka për qëllim që të mos festojmë por të merrmi më shumë më mbrojtjen e grave”.
Këto komente Kasemi i ka bërë në Kosova Direkt të Orës së Fundit.
“Këtë nismë e kanë konfirmuar shumë njerëz, na kanë kontaktuar dhe na kanë përkrah”.
“Të drejtat e grave vazhdojnë të shkelën si në shtëpi, poashtu edhe në vendet e tyre të punës”.
Vdes qytetari që u aksidentua me një veturë të policisë, IPK...
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...