Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar 15 ditë paraburgim për M.SH nga Tirana, i cili është arrestuar nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të gjykatës arrestimi i të dyshuarit është bërë në fillim të këtij muaji
“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 15(pesëmbëdhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale M.SH. nga Tirana, R. Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja, ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.04.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 24.04.2019”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Tutje në vendimin e gjykatës thuhet se më datën 09.04.2019, rrethe orës 10:00, me rasti e kalimit të pikë kontrollit në Vërmicë të autobusit me targa AA889SZ, ku i njëjti ka qenë pasagjer, është vërtetuar se i dyshuari, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes të substancave të cilat me ligj janë të shpallura si narkotik, në atë mënyrë që me rastin e kontrollit fizik i cili është kryer në autobus tek i njëjti brenda xhaketës i është gjetur një qese e najlonit e tejdukshme e cila ishte me lëndë narkotike respektivisht me fara – 68 copë, për kultivim të kanabisit substancë më pas e konfiskuar nga ana e policisë./arbresh.info
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...