Google ADS

Prizren, mjeku pengohet në vendin e punës

10:22 | 9 Maj 2021
A. B.

Një mjek nga Prizreni ka raportuar në polici se para pak ditësh është penguar në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 06.05.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar (mjek), ka informuar se ditë më parë, është penguar në vendin e tij të punës nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme