Google ADS

Prizren, gjendet një mbetje mortore

14:22 | 18 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar se edhe në lagjen Tusus të Prizrenit është gjetur një mbetje mortore.

Hoti ka shkruar në Facebook se trupi i gjetur fillimisht në Rahovec, ishte varrosur nga policët serbë gjatë ofensivës në fillim të majit 1999.

Bëhet e ditur se trupat do t’u dërgohen Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe pastaj do iu dorëzohen familjarëve për rivarrim.

Ndërkohe, sot janë gjetur mbetjet mortore të një personi në varrezat e komunës së Rahovecit, nga gërmimet që kanë filluar mëngjesin e sotëm nga ekipet e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhëresë të Prokurorisë për Krime Lufte, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar mëngjesin e sotëm gërmimet në Rahovec, për të gjetur mbetjet mortore të cilat ishin pranë varrezave civile, të varrosura nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjendet një trup (mbetje kockore) në varrezat e qytetit të Rahovecit dhe një në lagjen Tusus të Prizrenit

Sot ekipi i…

Posted by Selami Hoti on Friday, December 18, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme