Prizren, gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj

09:38 | 2 Shtator 2021
A. B.

Një grua është gjetur e vdekur në Prizren.

Sipas raportit të policisë , një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, shkruan portali arbresh.info

Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË/ Prizren, 31.08.2021 – 22:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme