Dy burra, babë e bir, janë në gjendje shëndetësore stabile. Ata u plagosën të hënën mbrëma në biznesin e tyre, argjendari në qytetin e Prizrenit.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdiaj, ka thënë se të dy, babai 61-vjeçar dhe i biri 28 janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.
“Ata janë trajtuar ne emergjencë fillimisht dhe janë hospitalizuar, njëri në ortopedi, tjetri në kirurgji. 61-vjeçari pasi është kontrolluar për herën e dytë është transferuar për në QKUK”, është shprehur Avdiaj.
“Sipas raporteve që kemi të dy janë me parametra stabil, janë jashtë rrezikut”.
Ndërkohë nga policia kanë konfirmuar se nuk kanë arritur ende që të identifikojnë ndonjë person si të dyshuar në lidhje e plagosjen e dyfishtë.
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull