AVONET së bashku me përfaqësuesit e punojësve të Çerdhes Engjujt dhe përfaqësuesit e prindërve nesër do të organizojë performancë në Sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Sipas njoftimit, kjo performancë do të organizohet me qëllim të kundërshtimit të propozimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Ferizajt për “privatizimit” e çerdhes Engjujt, shkruan Arbresh.info.
“Ky kontrabandim që po tentohet të bëhet nga ekzekutivi i Komunës së Ferizajt është në kundërshtim të plotë me normat juridike në fuqi & aplikueshme në Republikën e Kosovës, për faktin se për një çështje të rëndësisë së madhe siç është edukimi i hershëm, asnjë palë e interesit nuk është konsultuar. Pra, as nuk janë konsultuar prindërit, as punëojsit e kësaj çerdhe, e as palët e tjera të jashtëme.”, thuhet në njoftimin.
AVONET bën të ditur se kjo performancë do mbahet sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me datë 27.09.2024 (e premte), me fillim nga ora 09:45./Arbresh.info/
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...