Google ADS

Pritshmëritë për Gjykatën e Posaçme për Kosovën

20:29 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Janari shënoi fillimin konkret të punës së Dhomave të Specializuara, siç quhet Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë.Marrja në pyetje e disa prej ish-drejtuesve dhe pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga prokurorët e posaçëm pritet të vazhdojë muajin që vjen, ndërsa ende nuk ka pasur ndonjë akuzë lidhur me pretendimet për përfshirjen e tyre në krime të luftës dhe pasluftës.

Ish-kryngritësit shqiptare pohojnë se gjykata është e padrejtë por pretendimet janë serioze dhe qasja ndaj gjykatës duhet të jetë serioze.

Dhjetëra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë ftuar dhe një numër i tyre tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme për krime lufte në Kosovë.

Intervistat po mbahen në Prishtinë dhe në Gahë ku ndodhet selia e Gjykatës së Posaçme. Deri më tash vetëm një nga të ftuarit ka refuzuar të paraqitet në Prokurori. Një nga ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa i cili është marrë në pyetje për dy ditë radhazi në Hagë tha se pretendimet janë serioze dhe së këndejmi edhe qasja për Gjykatën e Posaçme për Kosovën duhet të jetë serioze.

Prokuroria e Posaçme nuk ka komentuar deri më tash intervistimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Zyrtarët e saj nuk kanë dashur të flasin as për cilësinë në të cilën janë dërguar ftesat për marrjen në pyetje nëse të ftuarit janë dëshmitar apo të dyshuar gjë që ka nxitur reagime të organizatave të drejtave të njeriut në Kosovë por edhe të ekspertëve të drejtësisë.

Po ashtu as emrat e atyre që janë ftuar nuk janë publikuar asnjë herë nga Prokuroria. Të ftuarit ndërkaq thonë se janë të gatshëm të përballen me drejtësinë dhe të bindur se përballja do të dëshmoj pastërtinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i gatshëm të përgjigjet nëse merr ftesë nga Prokuroria.Në fillim të muajit gusht të vitit 2015 Parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash Ligjin për Gjykatën e Posaçme që me emrat e Dhomat e Specializuara do të veprojë në Hagë me ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtar. /Voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme