Google ADS

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë

16:55 | 20 Dhjetor 2024
R J

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për situatën aktuale në pikat kufitare, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi kohëzgjatjen e hyrjes dhe daljes në territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave, pika kufitare e Merdarës regjistron kohë pritjeje më të gjatë për hyrje, e cila varion nga 60 deri në 80 minuta, ndërsa kolonat për të hyrë shkojnë deri në 200 metra.

Një situatë e ngjashme është vërejtur edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku pritjet për hyrje zgjasin rreth 30-40 minuta, dhe kolonat arrijnë deri në 500 metra.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare, si Bërnjak, Glloboçicë, Jarinjë, Kullë, dhe të tjera, hyrja dhe dalja janë më të shpejta, me pritje që zgjasin vetëm 3-5 minuta, dhe pa prani të kolonave në hyrje apo dalje./Arbresh.info/

 

Të ngjashme