Pritjet në Merdare, policia kërkon bashkëpunim të shteteve fqinje

14:20 | 4 Gusht 2018
V. S.

Kolona të gjata janë shkaktuar në hyrje të Kosovës në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar  pritjet në hyrje janë  më të vogla rreth një orë, kurse në dalje janë më të mëdha deri në pesë orë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, sa i përket kolonave, ato në hyrje janë  600 metra dhe po ashtu  në dalje 2000 metra.

Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka treguar për Indeksonline se PK e ka planin e veçantë për menaxhimin e fluksit gjate sezonit në kufijtë e saj.

“Ka shtim të resurseve në pikat e kalimit të kufirit, si dhe të pajisjeve. Në të gjitha pikat e kalimit të kufirit, ka resurse të mjaftueshme që mundëson një kontroll efikas, të shpejtë dhe të sigurt. Menaxhimi i kontrollit kufitar është një proces i cili kërkon një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve te gjitha agjencive te përfshira në kontrollin kufitar, si dhe një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me agjencitë e kontrollit kufitarë të shteteve fqinje, që në disa raste kjo po mungon, siç është rast në kufirin me Serbinë”, ka thënë zëdhënësi Hoxha./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme